Si sot tre vite, më parë, ndërroi jetë aktori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 59- vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, e bija, Bora Ferri ka kujtuar të atin. Ajo ka folur për raportin që ka pasur me të atin, duke zbuluar edhe një sekret të tij për herë të parë.
“Nuk e di se si i kanë raportet baballarët e tjerë me vajzat, por unë e them gjithmonë, ai ka qenë profesor, mentor, mik, shok, po them dhe kundërdebatuesi numër një, për shkak se temperamentin e kemi pasur shumë të ngjashëm.
Më tej, ajo u ndal edhe Xhoda si gjysh, i cili e kishte marrë këtë status vetëm tre muaj pasi u nda nga jeta.