fbpx

Tre vite pas ndarjes së bujshme, dyshja e njohur rikthehen sërish bashkë

nga Revista Kosovarja

Stormzy dhe Maya Jama thuhet se janë rikthyer sërish bashkë tre vjet pas ndarjes së tyre.

Reperi dhe prezantuesja e “Love Island” u panë së bashku në eventin “GQ Men of the Year 2022”.

Për më tepër, burime për gazetën The Sun konfirmuan se ata i kanë dhënë sërish një mundësi njëri-tjetrit.

“Stormzy dhe Maya janë sërish bashkë. Ata po e marrin ngadalë, por janë rikthyer shumë në jetën e njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë kur nuk folën apo panë njëri-tjetrin.” Mirëpo, një person i afërt pranë Maya hodhi poshtë thashethemet duke thënë se ata mbeten miq të shkëlqyer.

Prapë së bashku? Dalja e saj e shkëlqyeshme vjen pasi u raportua se Maya ka filluar sërish të takohet me ish të dashurin e saj Stormzy (foto në shkurt 2017), tre vjet pas ndarjes së tyre shokuese.

Stormzy foli për ndarjen e tyre në një intervistë të fundit duke pranuar se ishte penduar për marrëdhënien e tyre të mëparshme dhe mënyrën se si ajo përfundoi. Stormzy dhe Maya ishin në lidhje për katër vjet para ndarjes së tyre në 2019.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]