fbpx

“Trendi më i ri global”, fansat po i gjuajnë me sende të ndryshme artistët nëpër koncerte

nga Revista Kosovarja

Duket se “trendi” i kësaj vere për artistat në mbarë botën është gjuajtja me gjësende të ndryshme nga fansat e tyre, shkruan Reporteri.net.

Në mesin e artistëve të parë që dhe i ndodhi një gjë e tillë ishte shqiptarja me famë botërore Bebe Rexha e cila teksa po performonte u godit nga një fans me telefon.

Madje këngëtarja tregoi se asaj iu desh të bënte katër qepje për atë që i ndodhi.

Një rast tjetër, ka qenë edhe ai i këngëtarit britanik, Harry Styles. 29-vjeçari teksa po mbaronte koncertin e tij në Vienë tri javë më parë, u godit nga një fans në fytyrë.

Por, ndonëse dy artistët më lartë nuk kanë reaguar ashpër pas këtyre goditjeve, me Cardi B ka ndodhur ndryshe.

Artistja brenda 24 orëve është goditur nga fansat dy herë, por që në të dyja rastet ajo u është kthyer atyre duke i goditur mbrapsht me mikrofon.

E duket se ky “trend” ka nisur edhe në Kosovë. Një rast i tillë i ka ndodhur mbrëmë reperit MC Kresha gjatë performancës së tij në Drenas.

Artisti u godit nga një person me shkrepëse, dhe artisti menjëherë ndaloi koncertin e tij dhe u largua nga skena./Reporteri.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]