fbpx

Treni del nga shinat në tunel me 350 pasagjerë, të paktën 36 të vdekur deri tani

nga Revista Kosovarja

Dhjetra njerëz kanë vdekur pasi një tren doli nga shinat në një tunel në Tajvanin lindor në ditën e parë pas një periudhe pushimi, thonë autoritetet, në katastrofën hekurudhore më vdekjeprurëse të ishullit në dekada, shkruan The Guardian.

408 Taroko Express mbante rreth 350 persona kur doli nga shinat të premten në mëngjes në tunelin Qingshui në qarkun Huaelien, tha ministria e transportit.

Ai tha se 36 pasagjerë “nuk kishin shenja jete” dhe 44 të tjerë ishin dërguar në spital me lëndime.

Shumica e viktimave ishin në dy vagonat e fundit të trenit, thanë autoritetet.

Numër i madh i zjarrëfikësve, punonjës të kërkim shpëtimit dhe automjete ushtarake dhe më shumë se 150 personelë u dërguan në vendin e ngjarjes, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende.

Presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se shërbimet e urgjencës ishin “mobilizuar plotësisht” për të shpëtuar dhe ndihmuar asistentët dhe stafin. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për sigurinë e tyre pas kësaj incidenti zemërthyer,” tha ajo.

Departamenti i zjarrfikësve tha se rreth 100 njerëz ishin evakuuar nga katër vagonat e përparme, ndërsa nga vagoni i pestë deri në tetë ishin “deformuar” dhe të vështirë për t’u arritur shpëtimi i tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]