fbpx

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore

nga Revista Kosovarja

Shoqëria aksionare “Trepça” ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak të grevës së Minatorëve.

Ata po ashtu kanë marrë vendim që t’i pezullojnë përkohësisht pushimet vjetore të paraparë për tre muajt e ardhshëm.

Arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e aktivitetit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku sipas tyre, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]