Vala

Ndoshta dëshironi kohën tuaj të lirë ta kaloni në një mënyrë të caktuar, derisa partneri juaj bën probleme rreth asaj.

Vendimi për ndërprerjen e lidhjes nuk është i lehtë për ta marrë dhe shumë njerëz kalojnë nëpër gjëra të caktuara, duke shpresuar se situata mund të përmirësohet. Këto tri gjëra do t’ju ndihmojnë ta shihni më qartë lidhjen tuaj dhe të merrni vendimin, i cili do t’ua ndryshojë jetën për të mirë.

Partneri ju maltreton

Dhuna në lidhje, si fizike, ashtu edhe emocionale, assesi nuk është e pranueshme dhe është alarm i cili duhet t’ua hapë sytë që ta kuptoni se lidhjes suaj i ka ardhur fundi. Nëse dikush ju do kurrë nuk do t’ju bënte keq në asnjë mënyrë.

Nevojat tuaja nuk janë përmbushur

Ndoshta dëshironi kohën tuaj të lirë ta kaloni në një mënyrë të caktuar, derisa partneri juaj bën probleme rreth asaj, sepse ai kurrë nuk pajtohet me vendimet tuaja. Ndoshta ju prisni ta keni dikë afër vetes, në të cilin mund të mbështeteni gjithmonë, por këtë nuk e gjeni te partneri juaj. Prandaj nëse nevojat tuaja nuk përmbushen pa ngurrim i jepni fund.

Grindjet e shpeshta

Secila lidhje kalon nëpër situata të ndryshme, por nëse vazhdimisht grindeni, atëherë bëni një pyetje, a e dëshironi një jetë të tillë? Atëherë me siguri juve ju nevojitet një mashkull me veti tjera, pa marrë parasysh sa e doni të dashurin e tanishëm.

MUND TË JU PËLQEJNË