fbpx

Truku i make-up që do t’i bëjë buzët tuaja të duken më të fryra

nga Revista Kosovarja

Vitet e fundit, buzët e fryra janë bërë padyshim një tipar që shumë femra duan ta kenë. Fillerët vazhdojnë të jenë të njohura, ndërsa teknikat e grimit që japin efektin e buzëve më të plota tashmë janë shumë të njohura, sidomos tek ata që nuk duan të shpenzojnë një pasuri të vogël për injeksione apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tyre.

Një prej tyre është konturimi i buzëve, i cili së fundmi është bërë viral në TikTok, megjithëse në fakt është një teknikë që është sinonim i grimit të frymëzuar nga vitet ’90.

Si do ta bëni? Siç po e shihni në videon, do t’ju duhet një produkt konturues – idealisht në formë kremi – dhe një furçë të hollë buzësh, me të cilën do të vizatoni konturin, duke shtypur pak jashtë vijës së tyre natyrale. Kujdes, mos e nxirrni më tej, sidomos në qoshe, pasi kjo do të jetë shumë e dukshme dhe jo e natyrshme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]