fbpx

Tuna dikur kishte organizuar festë për të zbuluar gjininë e foshnjës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, para pak ditësh është bërë nënë për herë të dytë.

Kështu ka bërë të ditur vet Tuna përmes disa fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Djalin e ka pagëzuar me emrin Zen. Lindja e djalit të saj të dytë ka rastisur të jetë në Ditën e Nënës.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës. Proud Mom of Tian and Zen “, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/officialTUNA/posts/336164537866941

Me anë të postimit të fundit, Tuna bëri të ditur se gjatë shtatzënisë kishte organizuar festë, për të zbuluar gjininë e foshnjës.

Ajo kishte zgjedhur një ambient të veçantë për këtë festë, duke e organizuar atë në një pistë të aeroportit të Shkupit, teksa ngjyra që lëshohej nga aeroplani zbuloi gjininë e fëmijës.

Të gjitha dekoret që ishin bërë për atë ndejë përmbanin ngjyrat rozë dhe blu, teksa në aeroplan ngjyra blu tregoi se është djalë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]