fbpx

“Tuna është arrogante, Bleona është delirante”, gazetari shqiptar bën deklaratat e forta për këngëtaret shqiptare

nga Revista Kosovarja

Flavio Qarri ishte sot i ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Dielli dhe Hëna”.

Ai u bë pjesë e një loje ku ose do t’i përgjigjej pyetjeve të bëra nga Nevina Shtylla ose do të kryente një dënim.

Mes të tjerash gazetari u pyet se kush nga personazhet e njohur shqiptarë është “arrogant/arrogante” sipas tij, apo se kush është “delirant/delirante”.

Flavio nuk hezitoi të përgjigjej me emra duke e cilësuar Tunën si arrogante, ndërsa Bleona Qeretin si delirante.

Dy këngëtaret e njohura nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të gazetarit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]