fbpx

Tuna ka zbarkuar në zonat më të rrezikshme në Siri për ndihmë ndaj fëmijëve

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdi, ka disa ditë që është në një mision humanitar.

Artistja u bë pjesë e organizatës “For Children Smile” me bazë në Zvicër. Kjo organizatë ka për qëllim ndihmën ndaj fëmijëve të prekur nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore.

Për disa ditë, Sejdi zhvilloi vizita në kampet e refugjatëve sirian në jug të Turqisë.

Së fundi, Tuna ka zbarkuar në Siri.

Ajo po qëndron në qytetin verior të Idlibit, një nga zonat më të prekura nga shkatërrimet e luftimeve që po mbushin një dekadë.

Një zonë e tillë mbetet ende rrezik.

Vetëm pak ditë më parë, forcat e Assad të ndihmuara nga aleatët rus me sulme ajrore vranë pesë fëmijë e plagosën dy të tjerë.

Sidoqoftë, rreziku nuk e ka ndaluar Tunën në misionin e saj humanitar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]