Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Çitaku e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë të ministrit.
“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=260360669958189&id=100079527735092&ref=embed_post