fbpx

U akuzua se përndoqi Heidin në “BBV3”, ish-banori: Në atë lojë qimja bëhet tra…

nga Revista Kosovarja

I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Liam Mandiaro për të komentuar banorët e këtij edicioni të reality show-t, por edhe për të folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ishte diçka demoralizuese që u mora nga forcat e policisë. Psikologjikisht kthimi nuk ishte wow, sepse 15 ditë në burg dhe pastaj kthehesh. Por çdo gjë është mirë tani, ka dalë e drejta në pah. Sot gjërat janë mirë…

E kam menduar për dëmbshpërblim, por duhet të gjëj avokatët e duhur. Ishte hera ime e parë në burg Që të arrish në një vend në jetë duhet të vizitosh varrezat, spitalet dhe burgun. Unë i kam vizituar të treja”, tha Liam.

Lidhur me raportin e tij me Heidin sot ai tha:

“Unë me Heidin nuk kam pasur ndonjë problem kushedi se çfarë. Në atë lojë ndonjëherë qimja bëhet tra. Nuk besoj që ka pasur ndonjë konflikt mes meje dhe Heidit”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]