fbpx

U janë zvogëluar rrobat nga larja në lavatriçe? Me këtë truk do të shpëtoni çdo rrobë!

nga Revista Kosovarja

Secilit i ka ndodhur ndonjëherë – keni zgjedhur temperaturën e gabuar dhe keni larë rrobat në lavatriçe, dhe kur i keni nxjerrë ato keni parë janë bërë miniaturale.

Ekziston mënyra si t’i shpëtoni. Nuk ju duhet asgjë tjetër pos të keni banjë.

Mbushni një legen apo lavabon me ujë të ngrohtë, qitni pak regjenerator flokësh.

Njomni rrobën dhe lëreni rreth gjysmë ore.

Pastaj kullojeni, vendoseni në peshqir dhe me kujdes tërhiqni çdo pjesë të rrobës. 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]