fbpx

U nxorr nga stadiumi i Botërorit për shkak të shqiponjës, tifozja shqiptare zbulon çfarë ndodhi në të vërtetë

nga Revista Kosovarja

Ndeshja Zvicër-Serbi pati momente të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar.

Granit Xhaka u përfshi në një grindje me bankën rezervë të serbëve.

Vëmendja u përqëndrua edhe tek një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në Stadium, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.

Tifozja quhet Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA.

Përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po tregoja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arriti Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar ulësen”, ka shkruar ajo. (Kliko per videon)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]