fbpx

U përplasën për “Ballkanin e Hapur”, Abazoviq deklarohet pas takimit me presidenten Osmani

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore në Budvë.

Pas këtij takimi, Abazoviq ka shkruar se detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe të Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë disa projekte të interesit të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se dyshja Osmani Abazoviq, shkëmbyen disa replika sot lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.

“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë disa projekte të interesit të përbashkët në fushën e ekonomiste dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja me presidenten Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Demokracisë të Evropës Juglindore në Budvë”, shkroi Abazoviq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]