fbpx

U plagos nga e dashura, Vali Corleone flet dhe zbulon si ndodhi ngjarja

nga Revista Kosovarja

Vali Corleone ka folur për herë të pasi u plagos nga 22-vjeçarja Anita Syla.

Ai ka deklaruar se ata kanë qenë duke luajtur një lojë me kushtin që kush humbet do të plagosej në këmbë.

“Po jam i plagosur nga vazja që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja dhe e kam si qik timen absolutely.

Më ka gjuajtur me pistolet me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe I thash qikes me gjuaj tani!

Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë I thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogel jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire.

Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhe por faleminderit doktorave professional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali I Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”- tha Vali.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]