fbpx

U publikua lajmi se ka pësuar sulm, reagon Ermal Fejzullahu: Turp portaleve të tilla, jam shëndoshë e mirë

nga Revista Kosovarja

Shpesh herë VIP – të e estradës bëhen pjesë e lajmeve të rreme.

Së fundi, një gjë e tillë është shkruar për këngëtarin, Ermal Fejzullahu, shkruan “Kosovarja”.

Në disa portale u publikua lajmi se artisti ka pësuar një sulm të rëndë, lajm të cilit i ka reaguar Fejzullahu.

Ai e ka postuar në InstaStory lajmin nga një media e shkruar ku i revultuar ka reaguar duke treguar se shëndet i tij është shumë mirë.

“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më parë janë bërë lajme të tilla për shkaqe të përfitimeve të ndryshme që nuk dihen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]