Ditën e djeshme media të ndryshme aluduan se Efi do jetë moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”. Formati nis në janar, e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm.
Ndonëse ajo ka shprehur dëshirën për të moderuar një program humori, drejtuesit e televizionit kanë menduar diçka tjetër. Në fakt, diçka që ajo e njeh shumë mirë.
Por a është i vërtetë ky lajm? Duket se shanset janë të mëdha pasi vetë Efi nuk e ka mohuar dicka të tillë. Ajo ka ripostuar në Instagram lajmin me një emoji duke u menduar pa dhënë një përgjigje konkrete.