Hyrja e Laureta Zybës, në programin e dashurisë “Për’puthen”, ishte mjaft i vrullshëm dhe krijoi polemika në publik.
Duke qenë se ishte motra e konkurentës, Rrushe Zyba, kjo gjë bëri të jetë mjaft e komentuar, shkruan “Kosovarja”.
View this post on Instagram
Kështu edhe lajmet rreth saj që kanë qarkulluar kanë qenë mbi të kaluarën e saj ku thuhej se ishte pjesë e arrestimit të grupit kriminal të Mario Millosheviqit.
Zyba u përfol edhe për mardhënie romantike me Vali Corleonen, gjë që u shoqërua edhe me disa fotografi të dyshes sa ishin çift.
Mbi këto të dhëna rreth saj ajo ka reaguar për herë të parë.
Laureta ka postuar një fotografi në InstaStroy, ku mbate një status: ”Paqe, Dashuri Shëndet në jet kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë”.
Sipas saj, lajmet e thëna për të janë vetëm një e kaluar që si duket e quan eksperiencë.