fbpx

U vetaksidentua me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes 17 vjeçari

nga Revista Kosovarja

Një i ri i moshës rreth 17-vjeçare ka vdekur pasi është vetaksidentuar sot me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Qyshk.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se bashkë me viktimën në motoçikletë ka qenë edhe një pasagjer i moshës rreth 19-vjeçare, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për shkak të lëndimeve të marra.

“Rreth orës 15:25 policia është informuar se një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Qyshk. Në aksident është përfshirë një motoçikletë me dy persona, ku gjatë lëvizjes shoferi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë betoni. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i motoçikletës i moshës rreth 17-vjeçare dhe është lënduar pasagjeri i moshës rreth 19-vjeçare”.

“Policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku i emergjencës. Pasagjeri i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra”, deklaroi Gashi.

Tutje, ai tha se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]