fbpx

Udhëtarët në autobusin që u aksidentua në Austri kanë lëndime të lehta thotë kompania

nga Revista Kosovarja

Autobusi me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në orët e para të së enjtës. Si pasojë, 20 persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident.

E lidhur me rastin, kompania nga Gjakova,“Armend Tours”, thonë se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg.

Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]