fbpx

Udhëtimet e gjata, rrezik për foshnjet ! Ja sa minuta mund të rrinë ulur në ndenjëse

nga Revista Kosovarja

Të ulur në ndenjësen e posaçme të pasme, duket se çdo udhëtim është i sigurtë për një foshnje, por sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti Bristol prindërit nuk duhet të udhëtojnë më shumë sesa 30 minuta me një fëmijë të ulur dhe të lidhur në sediljen e posaçme.

Në një kronikë në BBC Neës specialistët shtojnë se udhëtimet e gjaatë për bebet mund të jenë të rrezikshme pasi të sapolindurit nuk kanë mjaftueshëm muskuj të fortë në qafë për të mbajtur kokën e tyre ndërsa makina është në lëvizje.

Dridhje nga makina, kthesat dhe manovrimet mund të ndikojnë për keq më procesin e frymëmarrjes tek i vogli.
Për këtë studim, hulumtuesit kanë përdorur një imitues për të imituar foshnjat në ndenjësen e pasme duke matur rrahjet e zemrës dhe nivelet e oksigjenit në gjak. Ata zbuluan se pas një ore në vend, oksigjeni në gjakun e tyre bie dhe rrahjet e zemrës rriten duke paralajmeruar trupin për një shituatë të rrezikshme.

Ndërkohë që prodhuesit e ndjenjesve thonë që fëmijët mund të rrinë ulur në vend për deri në dy orë, pas këtij studimi mjekët thonë se ju duhet ta mbani fëmijën në makinë vetëm për 30 minuta.

Ata gjithashtu këshillojnë që dikush të ulet pranë fëmijës për të monitoruar frymëmarrjen e tyre, dhe të shmangni udhëtimet shumë të gjata së bashku

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]