fbpx

Ujëvara e Niagarës merr ngjyrat e flamurit të Kosovës për nder të Pavarësisë

nga Revista Kosovarja

Dje, më 17 Shkurt Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljes shtet i pavarur.

Shumë urime dhe dedikime të veçanta morën udhëheqësit e shtetit nga e gjthë bota, shkruan “Kosovarja”.

Ujëvara shumë e njohur dhe e veçantë në mbarë botën, “Niagara Falls” në Kanada, mbrëmë u ndriqua me ngjyrat e Flamurit të Kosovës për nder të 17-të Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova është tejet mirënjohëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet Kanadeze. Kjo dëshmohet edhe sonte me këtë veprim dhe simbolike mbështetëse”, shprehet ambasadori i Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu. /Kosovarja/

https://www.facebook.com/adriatik.kryeziu.9619/posts/480953496401078

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]