fbpx

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

nga Revista Kosovarja

Pak orë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, ish-banorja Briseida Xhelaj ka ngjallur debat në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, ajo ndau një foto nga hyrja e saj me partnerin Jori në shtëpinë e famshme, por ishte mbishkrimi ai që tërhoqi vëmendjen.

“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor… unë e di kush e ka të blerë çmimin,” shkroi Briseida, duke sugjeruar se fituesi është i paracaktuar.

Briseida dhe Jori ishin pjesë e “shtëpisë së 7 xhuxhave” – një format paralel – por nuk arritën të bëheshin konkurrentë zyrtarë në garën kryesore.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta online, ndërsa publiku pret të zbulojë nëse parashikimi do të dalë i vërtetë. Finalistët e mbetur janë Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]