fbpx

“Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve”, Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka kryer të gjitha dozat e vaksinimit kundër COVID-19.

Së fundi, ajo ka postuar një video – InstaStory ku bënë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, shkruan “Kosovarja”.

Matoshi u shpreh se i beson mjekësisë dhe e jo fjalëve të njerëzve.

“Unë për vete jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve. Vaksinohuni edhe ju për një jetë më të shëndetshme”, theksoi ajo.

Kujtojmë se ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Coronavirus, gjë që ka bërë të ndërmerren masa të reja anti – COVID.

Nga 30 gusht deri më 13 shtator në vend do të ketë orë policore e cila fillon nga 22:00 deri në 05:00.

Po ashtu edhe gastronomia ka orar të caktuar i cili lejohet vetëm në ambiente të hapura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]