fbpx

Unikkatil reagon për ardhjen e Bregoviçit në Korçë: Organizatori s’ka respekt për vrasjet e Serbisë në Kosovë, bojkotojeni koncertin

nga Revista Kosovarja

Reperi i mirënjohur, Viktor Palokaj, i njohur si Rebel a.k.a Unikkatil, ka reaguar për ftesën që Bashkia e Korçës i ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviç, për të marrë pjesë në Festivalin e sivjetëm të Birrës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Unikkatil është shprehur plot mllef ndaj organizatorëve të Festivalit, duke thënë se kjo e tregon nivelin e respektit që kanë për torturat dhe vrasjet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Servia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ndëshkimi më i mirë do të ishte bojkotimi i koncertit dhe birrës Korça.

“Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e karit përgjithmonë.”, ka thënë ndër të tjera ai.

Postimi i tij i plotë:

Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Servia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e karit përgjithmonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]