fbpx

UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

nga Revista Kosovarja

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2024/2025.

Sivjet UP-ja do t’i ketë gjithsej 5285 studentë të rregullt. Aplikimi do të zgjasë deri më 16 korrik.

Universiteti i Prishtinës tha në njoftim se ofron “një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal”.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025. Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal. Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni Këtu

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]