fbpx

Uran Ismaili: PDK-ja është vlerë, nuk e kam kompleks me e tregu

nga Revista Kosovarja

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e ka pasur asnjëherë kompleks që është pjesë e kësaj partie.

Ai tha në Pressing të T7 se në degën e Prishtinës ka garuar gjashtë herë, ku tri herë ka fituar.

Sipas tij, PDK-në nuk mundet ta konsideroj siç e ka lënë Kadri Veseli, duke shtuar se ka ndryshuar koha.

Uran Ismaili: S’jemi të njëjtë me Vetëvendosjen, ne kemi qeverisur më mirë dhe me plot suksese
Kërkesa e Mitrovicës së Veriut për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës, do të shqyrtohet në fund të gushtit
Por ai thotë se nuk ka ndryshuar nga vlerat që ka parë në PDK, duke përmendur atdhedashurinë.

“Unë jam PDK, nuk kam kompleks me më tregu dikush sa PDK je. Kohën më te mirë të jetës tem e kam dhënë në PDK në aktivizëm politik. Kam garuar gjashtë herë, kam humbur tri herë, 50 me 50 e kam. A më duhet një PDK që unë mundem më udhëheq si kryetar i degës së Prishtinë e që i përgjigjet qytetarëve të Prishtinës, natyrisht që po. Nuk mundem me konsideru PDK-në si me ka la Kadri Veseli me tha s’mundem me ndrru. Unë e konsideroj PDK-në vlerë”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]