Sot feston ditëlindjen vajza e Shyhrete Behlulit, Gresa Salihu.
Urime e dedikime të shumta ditlindjeje kanë ardhur sot në adresën e Gresës, e cila ka një familje dhe shoqëri të madhe, shkruan “Kosovarja”.
Gresa, duke qenë vajza e njërës prej këngëtareve të mirënjohura dhe bilbilit të muzikës popullore, ka fituar mjaft famë dhe ndjekës të shumtë në rrjete sociale.
Urimi i nënës ishte ai që mori më së shumti vëmendje, pasi këngëtarja ka përzgjedhur fjalë shumë të bukura për të bijën.
“Urime ditelindjen copeza e zemres time❤️ ” shkruan në prostimin e fundit të Shyhretes. /Kosovarja/