fbpx

Urimi i Çiljeta Xhilagës për ditëlindjen e Alban Hoxhës: Të duam…

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur, Alban Hoxha, feston sot ditëlindjen. Këtë e ka zbuluar partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur ka postuar një fotografi në “Instastory”, ku shfaqet torta e ditëlindjes së Albanit, ku shkruhet: “Buci të duam”.

Madje përmes këtij postimi, Çiljeta ka treguar edhe moshën e futbollistit, i cili sot mbush 37 vjeç.

“Edhe 100 Buci i shtëpisë sonë”, ka shkruar Xhilaga në postimin në fjalë.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja tregoi për emisionin “Goca dhe Gra” se në planet e tyre është martesa, por në fillim duan një bebe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]