fbpx

Ushtria kineze rrethon Tajvanin gjatë stërvitjeve “paralajmëruese”

nga Revista Kosovarja

Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rrethuar Tajvanin, në stërvitjet ushtarake që Pekini tha se synojnë të dërgojnë “një paralajmërim të ashpër” ndaj forcave “separatiste” në ishullin vetëqeverisës.

Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të marrë nën kontroll Tajvanin dhe stërvitjet e 14 tetorit janë rundi i katërt i stërvitjeve të mëdha ushtarake që Kina ka mbajtur në dy vjetët e fundit.

Shtetet e Bashkuara thanë se veprimet e Kinës ishin “të paparalajmëruara” dhe rrezikonin “përshkallëzim”.

Uashingtoni i bëri thirrje Pekinit që të përmbahet.

Në afërsi të bazës ajrore Hsinçu, në veri të Tajvanit, janë parë 12 avionë luftarakë duke u ngritur në qiell.

Ishujt në periferi të Tajvanit, që administrohen nga Tajpej, ishin në “gatishmëri të lartë” dhe “avionët dhe anijet do të përgjigjen ndaj armikut në përgjigje me rregullat”, tha Ministra e Mbrojtjes e Tajvanit.

Pekini tha se stërvitjet e tij shërbejnë si “paralajmërim i ashpër ndaj veprimeve separatiste të forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]