fbpx

Ushtrimet fizike që ju ndihmojnë për menopauzë

nga Revista Kosovarja

Përsa i përket ushtrimeve fizike, kryerja e të paktën 35-40 minutave në shumicën e ditëve të javës, do të luante rol pozitiv në shëndetin e zemrës, si edhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përditshëm.

Ushtimet fizike shërbejnë për të mbajtur muskujt dhe kockat në lëvizje duke ndihmuar në parandalimin e osteoporozës. Gjithashtu krijojnë ndjenjën e relaksimit, të mirëqenies, shkarkimin e stresit të përditshëm, ndikojnë edhe në pakësimin e afsheve të nxehta.

Për të gjitha shqetësimet tuaja mund të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj. Në këtë periudhë duhet të kryeni ekzaminimin pap-test çdo dy vjet, eko gjiri dhe mamografi çdo dy-tre vjet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]