fbpx

Vajza e çiftit të njohur kapet mat, duke u puthur me një burrë misterioz

nga Revista Kosovarja

Rumer Willis, vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, zbuloi një muaj më parë se u nda me Derek Richard Thomas, me të cilin lindi një vajzë, Louetta Isley.

Tani paparacët e kapën atë në një puthje pasionante me një mashkull misterioz, raporton Page Six, transmeton Indeksonline.

Burri misterioz besohet të jetë një zjarrfikës
Supozohet se Rumer ka vizituar partnerin e saj të ri në punë, sepse çifti është takuar para një stacioni në Los Angeles, dhe burri misterioz kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra të zjarrfikësve. Çifti kanë biseduar dhe shkëmbyer përkëdhelje për pak kohë dhe më pas janë ndarë.

Ajo lindi një vajzë në prill të vitit 2023.
Kujtojmë se Rumer Willis dhe Derek Richard Thomas njoftuan lidhjen e tyre në vitin 2022, vetëm një muaj para se të zbulohej se ata ishin në pritje të një fëmije.

“Louetta Isley Thomas Willis, ti je magjike”, ka shkruar Rumer krahas një fotoje të vogëlushes së porsalindur, duke treguar se ajo ka lindur në shtëpi. “Ti je më e bukur se ëndrra më e bukur”, i ka shkruar edhe vajzës së saj në Instagram.

Së fundmi një nga ndjekësit në profilin e saj në Instagram ka pyetur nëse ajo dhe babai i vajzës janë ende bashkë. “Nuk jemi. Tani jam nënë beqare”, ka shkruar ajo si përgjigje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]