fbpx

Vajza e dëshmorit tregon se çfarë do të blejë me 58 mijë eurot që ia dhuruan axhallarët për martesë

nga Revista Kosovarja

Ditë më parë është martuar vajza e dëshmorit Besim Tiku, Ilirjana.

E në ditën më të lumtur të jetës së saj, mori dhuratë nga axhallarët e saj plot 58 mijë euro.

Ilirjana tha se është e lidhur emocionalisht shumë me axhallarët e saj, për shkak se ka qenë vetëm tre muaj kur i vdiq babai.

Ajo tregoi se çfarë i punojnë axhallarët qe i bën dhuratë 58 mijë euro për martesë.

“I kam tre axhallarë, axhi i madh jeton në Gjermani, i dyti në Suedi dhe i treti jeton në Kosovë. Normalisht, të tretë kanë lloje të ndryshme të profesionit.”

Ndër të tjera, Ilirjana tregoi se me ato para do të blejë një shtëpi në Suedi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]