fbpx

Vajza e Jakup Krasniqit: Babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha

nga Revista Kosovarja

Sot dy vite, forca të shumta të policisë kishin zbarkuar në dy lokacione, në Prishtinë dhe Negroc të Drenasit.

Ata në duar kishin një letër arresti për njeriun që ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jakup Krasniqi prej asaj ditë ndodhet në dhomat e paraburgimit të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, në pritje të një procesi gjyqësor.

Vajza e tij, Gresa sot ka bërë një postim emocionues për këtë përvjetor që për të dhe shumë e shumë të tjerë është përvjetor i dhimbshëm.

Postimi:

2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim!
“Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!”
I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!
Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?
Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?
Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?
Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja!
Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.
Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane!
Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]