fbpx

Vajzat nuk duan ta ndërrojnë, ky është parfumi favorit i tyre

nga Revista Kosovarja

Një parfum i mirë është një element kryesor në jetën e çdo gruaje. Ndërsa njerëz të ndryshëm mund të preferojnë aroma të ndryshme, duket se një aromë është e preferuara e shumicës.

Lookfantastic analizoi kërkimet e Google në të gjithë globin për të zbuluar parfumet më të preferuara të grave dhe burrave në të gjithë botën.

“Good Girl”, i Carolina Herrera, u rendit i pari për gratë, i ndjekur nga “Black Orchid” i Tom Ford dhe “Daisy” i Marc Jacobs.

“Good Girl” ishte numri 1 më i kërkuar për parfumet e grave në 42 vende – përfshirë Paraguain, Brazilin, Italinë, Poloninë, Spanjën, Zvicrën dhe Vietnamin.

“Good Girl”, nga Carolina Herrera

Parfumi i famshëm u lançua në vitin 2016 dhe prej atëherë është gjithmonë dhe më e kërkuar nga gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Ndërsa vendin e parë për sa i përket parfumeve të burrave e zuri “1 Million” nga Paco Rabanne.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]