fbpx

Vaksinat e para anti-Covid pritet të arrijnë nesër mbrëma në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Pritjeve të qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër virusit vdekjeprurës po iu vie fundi.

Kjo pasiqë nesër në mbrëmje do të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave anti-Covid nga COVAX.

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Ajo në “Twitter” ka njoftuar se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.

E kryeministri Albin Kurti tha qeveria po punon natë e ditë për t’i siguruar vaksinat anti-Covid.

Kujtojmë se më 15 janar kanë ardhur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave.

Kurse para një muaji u siguruan edhe shiringat e para që do të përdoren për vaksinimin anti-COVID-19 në Prishtinë.

Përmes frigoriferëve bëhet ftohja dhe mirëmbajtja e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]