fbpx

Vaksinohet edhe Ivanka Trump

nga Revista Kosovarja

Vajza e ish presidentit amerikan ka treguar se është vaksinuar.

Ivanka Trump përmes një postimi në rrjete sociale tregoi momentin e vaksinimit.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka publikuar dy imazhe derisa shihet duke marrë vaksinën për mbrojtje nga COVID-19.

Ajo shihet e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse teksa mbanë edhe maskën e cila ka mbuluar hundën dhe fytyrën.

Në mbishkrimin e postimit, ajo iu ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

“Sot, unë mora vaksinën!! Unë shpresoj se edhe ju! Faleminderit Infermiere Torres !!”, shkroi Ivanka në mbishkrimin e postimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]