Valbona Mhilli ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ku ka folur rreth të rejave në jetën e saj. Mes të tjerave, ajo u ndal te disa deklarata të bëra nga Laert Vasili një ditë më parë në “Shqipëria Live”.
Gazetarja tha se nuk e ka kuptuar intervistën e ish-finalistit dhe sipas saj, deklaratat e tij i kanë lënë shumë për të dëshiruar.
“Nuk është ai Laerti që kam njohur brenda në shtëpi, që nga nisja e bisedës që dëgjova më ka zhgënjyer shumë, sepse ne kemi vlerësuar disa cilësi ose unë kam vlerësuar disa cilësi të Laertit që edhe pas daljes sime i kam veçuar cilësitë e Laertit me marrëdhënien tonë që u krijua brenda në shtëpi, i kam duartrokitur. Më la shumë për të dëshiruar dje e gjithë intervista që unë pashë nga Laerti. Bëri disa deklarata që realisht më lanë shumë për të dëshiruar, si për shembull ‘disa ofendime që më janë bërë do i çoj në ndjekje penale’, diçka e tillë. Tani në shtëpi janë thënë shumë gjëra, janë sulmuar shumë personazhe, ashtu siç Laertin e kanë sulmuar dhe ashtu siç Laerti ka sulmuar nga ana tjetër.
Kurse për pjesën ‘nuk kam kohë për të falur’ nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën, marrëdhënia jonë u shkëput, u kris në momentin kur ai bëri zgjedhjen e tij. Me siguri ka thënë nuk fal dot veten se nuk është se ka diçka tjetër për të falur.”
Ndërsa e pyetur nëse kanë patur kontakt pasi keni dalë nga BBV, ajo tha:
“Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.”
Ish-banorja e BBV 4 ka zbuluar nëse ka folur me Jozin tani që reality-show ka përfunduar dhe pas incidentit të paprecedentë që ndodhi mes tij dhe Gjestit.
“Valbona kjo është, rrezikon për miqtë e saj deri në pikën e fundit. Absolutisht nuk pendohem për asnjë gjë që kam bërë në shtëpinë e “Big Brother”, ajo është një përgjegjësi personale e Jozit, diçka që unë kam reaguar dhe e kam dënuar. Unë di që Jozi është mirë, gëzon shëndet të mirë, por nuk është se ne kemi patur ndonjë kontakt.”