fbpx

Valdete Daka infektohet me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka është infektuar me virusin Covid-19.

Merret vesh se e njëjta nuk do ta udhëheq mbledhjen e sotme të KQZ-së, për shkak se është prekur me koronavirus.

Në ndërkohë KQZ-ja pritet që të mbaj sot mbledhjen e radhës e ku pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit.

Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë 5 mijë e 921 vota.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]