fbpx

Varrezat masive në Brazil në kohën e koronavirusit janë pamja më e trishtë e jetëve që shuhen

nga Revista Kosovarja

Imazhet e trishta të varreve masive po tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Pas Nju Jorkut, edhe Brazili po krijon varre të tilla për shkak të tragjedisë që po shkakton koronavirusi.

Në zonën e Amazonas, një nga vendet e Brazilit më të prekura nga pandemia, shumë shërbime funebre nuk mund të mbahen, ndërsa spitalet publike janë të tejmbushura nga rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 dita-ditës. Në varrezat më të mëdha të Brazilit, në Manaus, viktimat e koronavirusit tanimë po varrosen në varre masive.

Para se vendi të prekej nga koronavirusi, në Manaus varroseshin 20-35 njerëz në ditë. Ndërsa tani numri është trefishuar, duke shkuar në 100 njerëz në ditë. Në varrezat Parque Tarumã, të Manaus-it tani po punohet për të gërmuar varret masive. Këto varre janë krijuar posaçërisht për të varrosur viktimat e koronavirusit.

Sipas autoriteteve braziliane, në Brazil deri tani janë 43.592 të prekur nga koronavirusi dhe 2.769 viktima.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]