Vala

I është dhënë lamtumira e fundit shtatëvjeçarit nga Lipjani, i cili u vra ditë më parë nga një grua 75 vjeçare në Zvicër.

Ilias Mahmuti, ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi mësimin, kur edhe u pre në fyt dhe në kokë nga gruaja e moshuar, për të cilën po dyshohet se ishte me probleme mendore.

Shtatëvjeçari i cili jetonte me familjen në Bazel të Zvicrës, u varros në varrezat e Gjilanit, në qytetin e nënës së tij, njofton Klan Kosova.

Policia në Zvicër është duke e hetuar rastin tragjik.

Ky lajm i hidhur ka pikëlluar gjithë Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit tonë në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Basel.

MUND TË JU PËLQEJNË