fbpx

Vasfije Krasniqi-Goodman: Së shpejti me institucione të reja

nga Revista Kosovarja

Pas përmbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimi të votave anembanë vendit, ka reaguar edhe kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman.

E njëjta deklaroi se këto zgjedhje të jashtëzakonshme folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit.

Tutje ajo tha se kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohin si predominimi i Vetëvendosjes.

Ajo poashtu tha se së shpejti do të ketë institucione të reja, me njerëz e koncepte të reja.

Postimi i plotë:

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit. Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç një herë në njëmijë, populli i Repblikës së Kosovës, demostroi qetësi, maturì dhe entusiazëm njëkohësisht.

Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Së shpejti do të kemi institucionet e reja, me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit.

Me porositë e të madhës Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve!

Urime Kosovë! Përpara Kosovë!.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]