fbpx

Vazhdojnë shkeljet në BBVK: Xheneta zbulon sekretet brenda shtëpisë

nga Revista Kosovarja

Në një debat të tensionuar, Xheneta Fetahu zbuloi një sekret të rëndësishëm për produksionin e Big Brother VIP Kosova (BBVK), duke treguar se banorja Gresa ka komunikuar me motrën e saj në dhomën e rrëfimit, një veprim që bie ndesh me rregullat.

Xheneta i tha Gresës: “Oj zemër, shko fol pak edhe me motrën tonde në dhomë të rrëfimit, e hajde tani këtu. Ti na ke tregu diçka që s’të është lejuar; ti i ke thyer rregullat e produksionit.”

Gresa, e habitur, reagoi duke i thënë Xhenetës: “Mos, sa e ulët… Sa e paftyrë.”Në këtë moment, ndërhyri edhe banori tjetër, Xuxi, i cili kritikoi ashpër Xhenetën, duke e quajtur atë “besëprerë”:“Tradhtare, tradhtare. Po tregon çka të ka tregu në besë.”Kujtojmë se në formatin e reality show-t Big Brother është e ndaluar rreptësisht që banorët të komunikojnë me persona nga jashtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]