fbpx

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve në Hagë

nga Revista Kosovarja

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndryshe dje ka dëshmuar dëshmitari i tetë i ZPS-së me numër W04323. Dëshmitari është ndihmuar nga një mbrojtës kujdestar, raporton RTKlive.

Dëshmitari tha se në qendrën e ndalimit në Bajgorë, mbaheshin kolaboracionistë apo personat që bashkëpunonin me armikun.

Po ashtu dëshmitari i tetë (me kodin 04323) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së), lidhur me stërvitjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), në Bajgorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]