fbpx

Vazhdon shtrenjtimi i jetës në Kosovë: Shtrenjtohen edhe çmimet e auto-taksive

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka vendosur çmimoren e re për auto-taksitë, sipas të cilës tarifa për nisje nga 1.50 euro bëhet 2.00 euro.

Në dokumentin zyrtar të Komunës së Prishtinës, të nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, bëhet e ditur se vendimi është marrë të premten që shkoi, më 11 mars.

Bëhet e ditur se vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]