fbpx

Vdekja e punëtorit në “Veternik”, arrestohet një person

nga Revista Kosovarja

Një 40-vjeçar mbet i vdekur në një vendpunishte në lagjen “Veternik” të Prishtinës të shtunën dhe një tjetër punëtor u lënda.

Policia e Kosovës, bën të ditur se lidhur me rastin tashmë është arrestuar një person.

Siç bën të ditur në raportin ditor të Policisë, pas arrestimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ditën e djeshme, gjatë punimeve në një objekt ndërtimi është shembur dheu duke zënë dy persona, njëri prej të cilëve nuk i mbijetoi plagëve të marra.

“Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]