fbpx

Vdekje e dyshimtë në Dragash

nga Revista Kosovarja

Një person në fshatin Zliptok të Dragashit është dërguar pa shenja jete në spital. Ndërkaq vdekjen e tij Policia e ka konsideruar të dyshimtë.

Sipas një dëshmitari, i cili ka rrëfyer në policinë e Kosovës, viktima kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok dhe nuk ishte ndjerë mirë me shëndet.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Lajmi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]