fbpx

Vdes 64-vjeçari në Klinë, mbeti i ngujuar në veturën të cilën e kaploi zjarri

nga Revista Kosovarja

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët. Viktima është rreth 64-vjeçar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe një person ka mbetur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]