fbpx

Vdes 81-vjeçari brenda qendrës së votimit në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut.

I ndjeri ishte 81 vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë në gjendje të mirë, ndërkaq ka vdekur brenda qendrës së votimit.

Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, ndërsa nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij. Ai kishte ardhur nga Shkupi për të votuar në Kaçanik, u raportua nga RTV Dukagjini.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]